
Dhjetra banorë në fshatin Bubq të Fushë-Krujës janë përplasur me policinë, të enjten, pasi kundërshtojnë shembjen e disa ndërtesave.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të ndihmuar Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit të vazhdojnë punën. Ajo ka shoqëruar në komisariat disa prej banorëve.
Një prej familjeve që kundërshton shembjen e godinës së tyre është familja Xhaferri, e cila sqaron se shtëpia e tyre nuk është dëmtuar nga tërmeti dhe nuk hyn në projektin e rindërtimit.
Në vilën e familjes Xhaferri, janë të vendosura kopshti i fëmijëve dhe qendra shëndetësore e fshatit Bubq, zyrat e një shoqate dhe disa biznese.
Familja sqaron se nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim për shembjen e ndërtesës.