Banorët e Ishmit Bashës: Qeveria asnjë ndihmë për dëmet e tërmetit se jemi demokratë

Nga Exit News
Banorët e Ishmit Bashës: Qeveria asnjë ndihmë për dëmet e tërmetit se jemi demokratë

Banorët e komunës Ishëm, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, u shprehën të enjten, se ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Duke biseduar me kreun e PD-së Lulzim Basha, një kryefamiljare u shpreh:

“Ne për komunën e Ishmit jemi të vdekur. Shkon burri tek komuna çdo ditë dhe nuk e pranojnë se ka qenë në mitingun e PD-së,

Unë asnjë lek nuk kam marrë prej tërmetit. Tek kjo portë nuk ka ardhur askush me dhënë diçka për tërmetin. Asgjë, asgjë. Këtu janë ndarë ndihmat tek porta, të tjerët që kishin emrin në lista merrnin, ne jo.”

Disa familja thanë se janë detyruar të jetojnë nëpër çadra të sajuara ose në rulota, teksa shteti nuk i ka dhënë as bonus qiraje:

“Vetë i gjashti jam, as bonus qiraje, asnjë lloj leku nuk kam marrë.”

Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet të gjitha ndihmat e ardhura nga ndërkombëtarët për familjet e dëmtuara do të shkojnë direkt tek familjet.

Ai premtoi se do t’i japë shtëpi të gjithë familjeve të dëmtuara:

“Të gjithë ndihmat, paret që kanë ardh për ju do të vijnë tek ju. Shtëpitë do të rindërtohen.”

Basha i tha banorëve se dy prioritetet kryesore të qeverisë re të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë ruajtja e shëndetit të shqiptarëve dhe rimëkëmbja e një ekonomie të rrënuar nga pandemia dhe abuzimet me PPP dhe koncesionet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>