
Banorët e një pallati në Kombinat protestuan të martën për prishjen e tij. Ata pohuan se ekspertët e huaj e klasifikuan këtë pallat në DS3 ndërsa Bashkia e klasifikoi në DS4.
Ata akuzuan Bashkinë se po prish pallatin pa patur një vendim pa patur një vendim apo akt ekpertimi.
Ata i kërkuan bashkisë ta ndërtojë pallatin në të njëjtin vend ku ndodhet ky pallat.
Bashkia do të prishi 67 pallate në zonën e Kombinatit për shkak se janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.