Banorët e Kukësit takuan të premten përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Flamur Hoxha. Ata i treguan atij se 3 fshatra në Kukës janë bllokuar nga dëbora dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë.
“Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset”, u shpreh njëri banor.
Ata shtuan se kushtet e jetësës në këto fshatra janë të rënduara, nuk ka ujë dhe energji në këto fshatra.
Flamur Hoxha se ekonomia është në mjerim.
“Modeli i tyre janë projektet 3D me kulla dhe më rrugë, dhe sipas tyre kjo është Shqipëria e rilindjes”, u shpreh Hoxha.