Banorët e Lumasit padisin në prokurori Pëllumb Salillarin

Nga Exit News
Banorët e Lumasit padisin në prokurori Pëllumb Salillarin

123 banorë të Lumasit kallëzojnë pronarin e kompanisë Salillari, Pëllumb Salillarin për veprimtari kriminale, të enjten.

Ata e akuzojnë Salillarin se ka prerë kurorën e pishave, ka djegur 30 hektarë pyje dhe ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum,për ta shfrytëzuar sipërfaqen për gurore.

Banorët kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion edhe kryebashkiaken e Dimalit për shpërdorim detyre, Jyliana Mema.

Më 30 korrik, banorët paditën edhe Ardi veliun, drejtorin e Policisë për korrupsion, pasi ka lejuar përdorimin e policisë si roje private të kompanisë Salillari kundër tyre.

Banorët e Lumasit kanë mbi 2 muaj që përplasen me kompaninë Salillari për të ndaluar ndërtimin e ujësjellësit në burimin e Sinecit, monument kulture.

Kanioni i sinecit (Saraselit) apo i ashtuquajturi “syri i kaltër” i Beratit është një pasuri natyrore. Në dhjetor 2002, ai u shpall me vendim qeverie monument natyre, për shkak të shumëllojshmërisë së bimëve e specieve të ndryshme.

Por në vitin 2019, qeveria Rama e shfuqizoi këtë vendim duke i hequr Kanionit të Sinecit mbrojtjen si “monument natyror” dhe duke i hapur rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij.

Menjëherë pas heqjes së mbrotjes, u hartua projekti për marrjen e ujit me tubacioni për të furnizuar me ujë disa fshatra të zonës, çfarë do të shkatërrojë jo vetëm bukurinë natyrore por edhe florën dhe faunën.

Në një deklaratë të 21 majit, Bashkia Kuçovë ka deklaruar se ndërtimi i ujësjellësit “nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit, pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët”.

Punimet për ujësjellësin po kryhen nga kompania Salillari , e cila fitoi në muajin shkurt kontratën prej mbi 354 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>