Banorët e Manzës: Erdhën 20 kamionë me plehra të shoqëruar nga policia

Nga Exit News
Banorët e Manzës: Erdhën 20 kamionë me plehra të shoqëruar nga policia

Prej disa ditësh banorët e Manzës janë ngritur për të protestuar mbi një vendim fantazmë, që e ka kthyer njësinë brenda natës në një pikë grumbullimi mbetjesh masive.

Nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këto zhvillime, por banorët i kanë treguar Exit.al se disa ditë më parë, gjatë natës, rreth 20-25 kamion kanë depozituar mbetje, të shoqëruar nga forca të shumta policie të maskuara.

Ditën e shtunë, më 6 qershor, gjatë protestës banorët janë përballur me administratorin e zonës, Muharrem Sula, të cilit i kërkojnë shpjegim se përse mbetjet e Durrësit janë sjell në vendgrumbullimin e zonës.

Shkëmbimi është kapur në video, ku zoti Sula dëgjohet teksa u lutet banorëve që ta pranojnë situatën përkohësisht derisa të arrihet një marrëveshje në Tiranë.

Kur njëri nga banorët vë në pikëpyetje ligjshmerinë e operacionit, Sula përgjigjet se të ligjshme edhe mund ta bëjnë.

Më poshtë debati i traskriptuar:

Banori 1: Ketu grumbullohen plehrat e Manez, Armanth, Ishëm dhe Radë!

Sula: Dakord! Nuk po them gje…Ka ardh situata… A kena mundesi ne, per pune ca ditesh, derisa të bëhet marrëveshja në Tiranë…se edhe ky grumbullimi, që janë plehrat e zonës sonë, nuk do të jetë më në Manëz.

Banori 2: Hajde ti, provo me nejt te shpia ime nji natë, vetëm nji natë, ene unë ta fal shpinë time po nejte nji natë.

Ja shkoi një kalamon e dogji, ca do besh? Do o vesh police ta rujne, qe te mos digjen?

Banori 3:Në rregull! Nëqoftëse është e ligjshme e hapim rrugën ne.

Sula: Nuk o puna aty se të ligjshme ene e bojmë, po ai osht vend grumbullimi.

Banori 3: Osht pikë grumbullimi, por vetëm për njësinë administrative Manëz, jo gjithë Durrësin!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>