Sot, banorët e Ndroqit i kërkuan qeverisë, me anë të një peticioni dhe një protestë paqësore, rindërtimin e segmentit rrugor të shkatërruar Tiranë – Ndroq – Plepa.
Banorët u shprehën se kjo rrugë nuk është rregulluar që prej vitit 1990, pavarësisht premtimeve të deputetëve gjatë fushatave elektorale.
Ata paralajmëruan përshkallzimin e protestave nëse qeveritarët nuk i përgjigjen kërkesës së tyre.