Përfaqësuesja e PD-së, Lindita Metaliaj takoi të enjten banorët e Spitenit në Lezhë. Banorët pohuan gjatë takimit me Metaliajn se qeveria nuk ka investuar në 8 vite në këtë fshat.
“Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë” tha njëri prej banorëve.
“Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë” u shpreh një banor tjetër.
Metaliaj deklaroi se qytetarët kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme. Ajo shtoi se me 25 prill do të ndryshojë qeverisjen e vendit për të sjellë një qeveri që punon për qytetarët.
“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”