Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë

Banorët e Unazës së Re janë përplasur me policinë sot gjatë protestës së mbajtur përballë parlamentit, lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Balkanweb Klajdi Bodlli. Ata janë përplasur me policinë sepse kjo e fundit i ka penguara ata të shkojnë drejt Parlamentit.

Dje, policia arrestoi 6 banorë të zonës së Astirit, të cilët bllokuan rrugën pasi në media u dha lajmi se qeveria do të dërgonte policinë për të prishur banesat e tyre dhe për t’i hapur rrugë projektit korruptivë të Unazës së Re.

Ndërsa media reporter.al lajmëron se policia ka ndaluar edhe punonjësit e adminsitratës të hyjën ënë godinat e institucioneve shtetërore.

Ndërkohë në sallën e Parlamentit, pavarësisht protestës së mijëar qytetarëve, u betuan tre deputetët e rinj, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Eneda Kapllani. Ata zëvendësuan tre deputetët e LSI-së të cilët dorëzuan mandate e deputetit më 16 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>