
Disa banorë kanë protestuar të hënën kundër vendimit të Bashkisë Tiranë për të shembur pallatet tek rruga Mysllym Keta.
Banorët thonë se ekspertiza pas tërmetit i klasifikoi pallatet si DS3.
Sipas tyre shkalla e dëmtimit është ndryshuar më vonë “në mënyrë abuzive” nga Bashkia Tiranë.
Ata pretendojnë se Bashkia Tiranë ka bërë këtë ndryshim të shkallës si justifikim për të shembur pallatet.
Bashkia i ka klasifikuar pallatet si DS5
Në këtë bllok pallatesh jetojnë rreth 90 familje.