
Spanja lejoi grumbullimin e 5 mijë spektatorëve në një koncert të muzikës rrok të shtunën në mbrëmje pasi kryen testet e shpejta COVID-19. Ky është aktiviteti i parë në Evropë me kaq shumë pjesmarrës pa rregulla të distancimit social, duke ndezur shpresën për rifillimin e industrisë së muzikës.
Spektatorët kishin vetëm detyrimine. mbajtjes së maskave, raporton Reuters.
“Ishte spektakolare. Ndiheshim të sigurt. Ne ishim në rreshtin e parë dhe ishte diçka qëna kishte munguar shumë ”, tha një pjesmarrës pas shfaqjes.
Testimi para-koncertit në tre vende në Barcelon u krye nga 80 infermierë. Tre nga 2,400 persona të testuar vetëm gjatë paradites rezultuan pozitiv. Ata nuk morrën pjesë në koncert, por morrën mbrapsht paratë e biletave.
Të pranishmit morën rezultatet e testit për 15 minuta përmes një aplikacioni në telefonat e tyre. Testi dhe maska u përfshinë në çmimin e biletës.