Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkon burgosjen e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Reagimi i Bardhit vjen pas kallëzimit penal ndaj Pjerin Ndreut nga tre policë në Lezhë të cilët pretendojnë se janë penguar të kryejnë detyrën nga kryebashkiaku.
Bardhi shprehet se sulmi ndaj policisë dhe dalja e Ndreut në përgjimet e Dosjes 184, janë arsye të mjaftueshme që ai të dënohet me burgim.
Sipas tij, këto veprime frymëzohen nga fakti që zgjedhjet janë vjedhur për të cilat ai bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
Që kjo të marrë fund, Bardhi shkruan se duhet të ndahet politika nga krimi.