Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi prezantoi të martën programin e PD për të rinjtë. Ai takoi disa të rinj në Elbasan, me të cilët diskutoi largimin e bashkëmoshatarëve të tyre nga vendi.
“Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill”, tha Bardhi. Ai shtoi se “PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot kryesore të studimeve, si një prej arsyeve që i detyrojnë të rinjtë të largohen”.
Plani i PD tha Bardhi parashikon: të paguajë stazhet e punës por të diplomuarit dhe të mbulojë kostot kryesore të studimit.
“Kostot e studimeve, janë një prej arsyeve që i detyrojnë shpesh të largohen, me shpresën që të nxjerrin paratë e harxhuara teksa ishin studentë, për të cilat, familjet e tyre shpesh kanë hyrë edhe në borxhe”, tha ai.