Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se duke ironizuar opozitën, mundohet t’i ikë përgjegjësisë që ka si kryeministër i vendit për të krijuar punë dhe mirëqenie për qytetarët.
Në një postim në Facebook, Bardhi tha se Rama, të shtunën nga Vlora,
“Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.
Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 vjet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.
Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.”
Duke përmendur përfaqësuesit e PS-së në Vlorë, Bardhi tha:
“Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim.”
Bardhi i kërkoi qytetarëve që në 25 prill të votojnë për ta larguar Ramën nga pushteti, ‘një e keqë që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët”.