Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Rama u tërhoq nga skema mafioze për vjedhjen e votave.
Në një reagim pas deklaratës së Ramës, Bardhi shkruan:
“Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Mbrëmë i çmontuam kapjen e komisioneve zgjedhore.”
Në lidhje me zgjedhjet e 2017, Bardhi pohoi se kryeministri Rama nuk i shpëton “kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA”.
Kryeministri Edi Rama pohoi marrëveshja për Reformën Zgjedhore tregoi se humba e PD në 2017, nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe se kjo riktheu në realitet Lulzim Bashën.