Drejtuesi politik i PD-së, Gazment Bardhi takoi të martën fermerët në Elbasan. Fermerët i thanë Bardhit se nuk janë të mbështetur dhe janë lodhur nga burokracitë.
“Jo vetëm nuk i mbështesin fermerët, por edhe i tallin duke i lodhur me letra e burokraci pa fund, që janë jo pak shpenzime, dhe në fund i refuzojnë, pasi kanë vendosur kritere për të favorizuar miqtë e tyre. Vëri këmbën në fyt fermerit e punëtorit që të ngrenë krye ca horra.”, u shpreh Bardhi.
Ai premtoi se programi i PD-së do të japë zgjidhje për këtë problematikë, duke dhënë subvencione direkte për fermërët.
“Janë 100 milionë euro që do të jepen çdo vit. Aq sa nxjerr në serë, në arë, aq do marrësh”, tha Gazment Bardhi. Ndryshimi po vjen, dhe se vendi me qeverisjen e PD do t’i kthehet normalitetit, ku çdokush do të ketë mundësinë të punojë e të jetojë këtu.”, përfundoi Bardhi.