Një çift pensionistësh deklaruan se kurimi për Covid-19 i ka kushtuar shumë shtrenjtë.
Ata takuan drejtuesin politik të PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi ku treguan se në 8 vite gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar.
“Kishim ruajtur 5 lekë për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori covid. Kemi harxhuar 300-400 mijë për ilaçet, pa marrë falas as edhe 1 aspirinë.”u shpreh njëri prej pensionistëve.
Bardhi deklaroi se Rama dështoi me shëndetësinë falas, duke theksuar se “e vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete”.
Ai shtoi se shqiptarët emigrojnë për shkak të mungesës së kushteve të jetesës në vend, duke shtuar se me 25 prill do të ndryshojë çdo gjë.