Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi të hënën se zjarrëfiksi shqiptar i arrestuar për trafik droge mes Zvicrës dhe Gjermanisë ishte pjesë e listës së patronazhistëve të PS-së.
“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi,” shkruan Bardhi.
Ai shtoi se ndryshimi në zgjedhjet e 25 prillit u pengua me paratë e pista të drogës dhe krimit.
Bardhi shtoi se misioni i PD-së ishte ta zhbënte këtë skemë.
“Ne nuk do të ndalemi në betejën tonë kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve,” shkruan ai në një status në rrjetin Facebook.