Basha akuza të forta Ramës, rendit problemet me keqmenaxhimin e pandemisë

Nga Exit News
Basha akuza të forta Ramës, rendit problemet me keqmenaxhimin e pandemisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar ashpër kryeministrin Rama për mosmarrjen e masave për të përballuar pandeminë e koronavirusit gjatë dimrit.

Basha tha se sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsin dhe fajtori për këtë është Edi Rama, i cili nuk ka nxjerrë asnjë mësim dhe nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar kolapsin.

një konferencë për shtyp me gazetarët, Basha renditi një sërë problemesh, duke filluar me mungesën e vaksinës së gripit:

“Vaksinat anti-grip që ka blerë qeveria nuk mjaftojnë as për grupet e rrezikuara. Thonë që kanë blerë 200 mijë vaksina, por vetëm pensionistë ka më shumë se aq.”

Basha akuzoi Ramën se po lënë dorë të fatit stafin mjekësor që po përballet me të infektuarit. Ai tha se qeveria nuk ka bërë asnjë investim konkret për hapjen e spitalit Covid-3, por ka vetëm propagandë:

“Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe 2 për të trajtuar të sëmurët janë efektivisht të shteruara.

Ç’po bëhet me spitalin Covid3?! Po të shkoni të shikoni, do kuptoni që s’ka asnjë investim, ka vetëm propagandë.”

Basha tha se Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar situatën:

“Ka vetëm një fjalë, ‘Vini maskën!’. Nuk ka asnjë plan. Ka njoftuar paketën e tretë po nuk ka paketë të tretë.

Ka braktisur detyrën elementare të qeverisë , mbrojtja e shëndetit të njerëzve. Kjo është neglizhencë kriminale, është për ndjekje penale.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>