Basha akuzon qeverinë se po manipulon me statistikat e koronavirusit

Nga Exit News
Basha akuzon qeverinë se po manipulon me statistikat e koronavirusit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po manipulon me shifrat e infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

“Numri i të infektuarve artificialisht i ulët. Dhe përmasa e infeksionit mbahet e fshehtë, sepse Edi Rama ka humbur kontrollin për menaxhimin e pandemisë”, tha Basha në konferecën për shtyp, të enjten.

Ai tha se ka dijeni për qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar zyrtarisht si viktima:

“Unë jam në dijeni të rasteve, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirus dhe nuk janë raportuar.

Personat presin deri në 6 ditë për të bërë testin, dhe 2 deri në 4 ditë për të marrë përgjigjen.

Numri i lartë i infeksioneve ndodh për shkak të mos marrjes së masave gjurmimit dhe testimit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>