Kreu i PD-së Basha akuzoi deputetë opozitarë brenda parlamentit se janë të shitur dhe po përdoren për interesat e Ramës.
Basha tha se propozimet e bëra nga deputetët e opozitës i interesojnë Ramës dhe jo atyre:
´Maska ra se deri tani ishte vendosur si alibi për këtë kërkesë një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë, që këtu në këtë sallë nënshkruan heqjen dorë nga mandati dhe më pas u blenë me para të thata dhe leje ndërtimi.
Ata janë mall i blerë nga Edi Rama, u përdorën mish për top. Ishin këta që propozuan heqjen e koalicioneve, ndërkohë që këta janë të interesuar për koalicionet apo për pragun, nuk ka budalla se Edi Rama do listat e hapura, ai është i tmerruar.´