Basha akuzon qeverinë se shpenzon paratë me një grusht oligarkësh

Nga Exit News
Basha akuzon qeverinë se shpenzon paratë me një grusht oligarkësh

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po i shpenzon lekët e taksapaguesve shqiptarë tek një grusht oligarkësh, ndërkohë që qytetarët po përballen çdo ditë me krizën ekonomike.

Gjatë një interviste në Syri Tv, mbrëmjen e së enjtes, Basha tha se Rama po i çon paratë tek oligarkët, të cilët më pas i ndajnë lekët me qeverinë:

“Po i çon paratë te 10 oligarkë, po i çon te Klod Mërtiri i inceneratorëve, te Vilma Nushi, po i çon te 5-shja që ka marrë 2100 kontrata për ndërtimin e rrugëve në këto 7 vite.

Po i çon pra te oligarkët, të cilët ndërtojnë apo bëjnë sikur ndërtojnë rrugë dhe vepra publike me 5 fish çmimin e tregut, sepse atë pjesë që e marrin, e ndajnë me këtë qeveri, me këtë kryeministër.”

Basha këmbënguli tek premtimi që ka bërë prej kohësh, se në qeverinë e drejtuar prej tij, dhjetra koncesione korruptive do të anulohen dhe paratë do të përdoren për investimeve direkte publike që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>