Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi sot Kryeministrin Rama se ka sulmuar e kërcënuar gjykatësit për të kthyer drejtorin Çako në detyrë e për të liruar kryebashkiakun Rroshi.
“Sot, Çako u rikthye në detyrë e Rroshi në shtëpi. Rama i vuri gjykatat përpara zgjedhjes, pasi nëse zbatohej ligji Rama do të futej me brutalitet në familjet e tyre e do t’i ekzekutonte ata brutalisht. Rama dëshmoi me këto dy vendime se ai do një drejtësi të kapur, që mbron krimin e Ramës dhe i kthen kërkesat e tij në vendime” deklaroi Zoti Basha, në një konferencë për shtyp.
Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin se nuk lejon hetimin për skandalin e përgjimeve, pasi aty është i përfshirë vetë, së bashku me ministrin Tahiri.
Ndërsa për lehtësimin e masës së arrestit të Elvis Rroshit nga arrest me burg në arrest shtëpie, Zoti Basha tha se kryeministri nuk qeveris dot pa krimin dhe se “Rroshi me pesë emra, i kërkuar nga DEA është modeli I Ramës për kryebashkiakët”.