Basha akuzon Ramën për fshehje të numrave realë të të infektuave e viktimave me Covid

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën për fshehje të numrave realë të të infektuave e viktimave me Covid

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë Rama se nuk po raporton shifrat e sakta të të infektuarve dhe viktimave me Covid-19.

bashkëbisedimin e së premtes me gazetarët, Basha akuzoi Ramën se ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe sot nuk ka as tamponët e nevojshëm për të testuar qytetarët:

“Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe njerëzit përgjegjës për këtë situatë janë dyfish fajtorë. Nuk kanë marrë asnjë masa për t’i përpara situatës.

 Rezultat i kësaj numri i infektimeve është shtuar shumë më shumë, sesa nëse situata do të mbahej nën kontroll, e do të bëheshin mbi 2 mijë testime.

ata janë fajtorë për fshehjen e të vërtetës. Kjo është dita e zezë, për të cilën Rama duhet të kishte përdorur paratë.”

Basha i ktheu përgjigje dhe ministres së Shëndetësisë e cila dje deklaroi se në rast tejmbushjesh së spitaleve, mjekët do të duhet të zgjedhin se kë do të fusin në intubim:

“Mbrëmë në parlament ministrja tha se do të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë që duhet të shkonin për të trajtuar të sëmurët me Covid i kanë vjedhur.

Kush ja jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të vendosin se kush duhet të trajtohet e kush jo. A ka krim më të madh ndaj shqiptarëve? Të vendosësh kush do të jetojë, e kush do të vdesë?!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>