Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka mashtruar naftëtarët.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se vetëm Rama është përgjegjës për situatën ku janë naftëtarët sot pasi i ka premtuar që në vitin 2016 se do t’i japë rrogat e prapambetura:
“Kjo e naftëtarëve është me të vërtetë diçka e tmerrshme, të mos pranosh negociatat me njerëz të cilëve iu ke premtuar dhe je shkaktar që nuk ke mbajtur premtimet prej vitit 2016 për rrogat e prapambetura nuk di çfarë emri ti vësh. 16 rroga i detyrohet Edi Rama.
Ka dhënë premtimin, e ka bërë komunikim me Skype para 2 vitesh.”
Basha i bëri thirrje Ramës që t’i verë gishtin kokës se për çdo jetë naftëtari, përgjegjësi është vetëm një, kryeministri.