Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se ftesa e Kryeministrit Rama për bashkëpunim ëshët një përpjekje për të ndarë PD-në.
“Duke na ftuar për bashkëpunim, në fakt na fton të asgjësohemi si e vetmja forcë që mund të denoncojmë krimin”, u shpreh Basha në takimet e tij në Tiranë me mbështetësit e PD-së, të premten.
Basha u shpreh se “25 prilli është një masakër zgjedhore dhe [..] nuk i njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të 25 prillit”.
Ai u shpreh se PD duhet të jetë e pandarë: “E dua Partinë Demokratike të bashkuar dhe dua besimin tuaj për ta vazhduar betejën tonë deri në fund”.