Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje gazetarëve dhe medias që të vërë para përgjegjësisë kryeministrin Rama për dështimin e tij në menaxhimin e pandemisë.
Në bashkëbisedimin e së premtes me gazetarët, Basha theksoi se se media ka një rol thelbësor në demokraci dhe ajo duhet të pyesë vazhdimisht qeverinë për interesat e qytetarëve:
“Thirrje medias, gozhdojeni me pyetje, pse nuk përgatit gjithë sistemin shëndetësor për t’u përballur me pandeminë? Pse nuk zbaton 5 hapat kundër krizës?
Nuk ka dhe s’mund të ketë temë më të rëndësishme se kolapsi i shëndetësisë dhe jeta e rrezikuar e qytetarëve.”
Basha tha se sot mijëra shqiptarë janë pa mbrojtje, pa asnjë të ardhur, pa asnjë kujdes shëndetësor. Sipas tij, të gjitha daljet mediatike të Ramës dhe batutat ndaj opozitës bëhen vetëm për t’ju fshehur problemeve reale të vendit.