Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bisedoi të hënën me gazetarët për problemet që kanë hasur gjatë ushtrimit të detyrës në pandemi.
Disa prej gazetarëve deklaruan se në këtë situatë të vështirë mungon informacioni për median dhe qytetarët dhe se nga qeveria dhe spitalet ka pasur censurë.
Ndërsa gazetari Skëndaj tha se me shumë gjasa, edhe po të ishte PD-ja në pushtet dhe Lulzim Basha kryeministër, ‘pak do të kishit mundësi të bënin në këtë situatë.’
Vetë Basha tha se mungesa e komunikimit sjell panik, dhe mungesa e informacionit po ashtu.