Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti nisjen e zbatimit të ligjit të dekriminalizmit një fitore për gjithë shqiptarët dhe PD-në.
Në një deklaratë për mediat, sot pas mbledhjes së grupit parlamentar, Zoti Basha deklaroi:
Beteja që bëmë për ndarjen e krimit nga politika pavarësisht vështirësive po fillon të japë frytet e para, veçanërisht me një nga simbolet e krimit, Elvis Rroshin.
Pyetur për ligjin e vetingut, për të cilin Gjykata Kushtetuese do të japë vlerësimin e saj nesër, Zoti Basha tha:
Reforma në drejtësi do të bëhet siç është përcaktuar më 22 korrik, një drejtësi e pavarur dhe jo e kapur nga trafikantët e drogës.