Kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi se qeveria e tij do të verifikojë të gjithë lejet e ndërtimit gjatë bregdetit në 12 muajt e fundit para zgjedhjeve dhe në rast se vendimet janë të paligjshme, ato do të anulohen.
Gjatë një vizite në Golem ku bisedoi me sipërmarrës të ndryshëm, Basha tha se qeveria Rama po ndjen fundin e pushtetit dhe ka filluar të japë leje pa asnjë kriter për ndërtimin e bregdetit:
“Duke parandjerë largimi, kanë filluar të firmosin kuturu lloj- lloj lejesh zhvillimore duke shkatërruar bregdetin, duke i dhënë klientëve leje mbi leje. Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një proces transparence për të parë ligjshmërinë e tyre.
I bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve mos gënjejnë njerëzit kot. Qoftë vendim qeverie, qoftë vendim i rregullimit të territorit, qoftë vendim i parlamentit, do të shohim ligjshmërinë dhe përputhjen me legjislacionin.”