Basha: Fatura e programit të PD, 400-500 milionë euro në vit

Nga Exit News
Basha: Fatura e programit të PD, 400-500 milionë euro në vit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulizm Basha ka përjashtuar çdo mundësi koalicioni me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat shprehet i bindur se do t’i fitojë.

Gjatë një interviste për TV Klan, Basha tha se programi i tij elektoral do të normalizojë gjendjen e Shqipërisë.

Sa i përket kostove, ai shtoi se nuk i kalojnë 500 milionë eurot në vit. Kreu i demokratëve theksoi se ky plan ka 2 vite që përgatitet me këshilltarë vendas dhe të huaj.

Ai e quajti atë të realizueshëm dhe u zotua se nëse në fund të katër viteve nuk do t’i përmbushë premtimet “nuk mund të kërkojë një mandat tjetër.”4

Basha akuzoi sërish kryeministrin Rama si përgjegjës për gjendjen ekonomike dhe se ka bllokuar procesin e rindërtimit për familjet e goditura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Si vendime të para që do të marrë nëse zgjidhet në zyrën e kryeministrit Basha tha se do të hedhë  firmën “për të jetësuar angazhimet tona karshi të gjithë kategorive ku i kemi ndërmarrë këto angazhime dhe së dyti zhbërjen e të gjithë atyre ligjeve, akteve të cilat në këto 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës i kanë vënë lakun në fyt 99% të shqiptarëve”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>