Basha i bindur për fitoren e opozitës: Rama dështoi, nuk ka asnjë plan

Nga Exit News
Basha i bindur për fitoren e opozitës: Rama dështoi, nuk ka asnjë plan

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh i bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për ABCNews, të mërkurën, Basha tha se në këto zgjedhje nuk është në garë qeveria me opozitën, por ‘gjithё shqiptarёt dhe Shqipёria kundër njё njeriu qё kёrkon ta mbajё peng vendin’.

Basha akuzoi Kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimet e bëra ndaj qytetarëve, me të cilat erdhi në pushtet.

“300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, uljen e taksave për 95% të shqiptarëve, rritjen e mirëqenies, reforma në arsim dhe të gjitha këto përgjigje Edi Rama mbetet në klasë,” u shpreh ai.

Basha theksoi se Rama jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet, por ka thelluar problem në vend dhe se nuk ka më asnjë plan për zgjidhjen e tyre:

“Papunësia është rritur, kostoja e jetës është bërë e papërballueshme, numri i të rinjve që largohen nga vendi e kanë kthyer emigracionin përsëri në një katastrofë.”

Sipas Bashës, zgjidhja e vetme e Ramës është të hedhë fajin tek ndërkombëtarët, tek opozita për dështimet e tij:

“Ditët e fundit ka filluar të sulmojë edhe Bashkimin Europian dhe përfaqësuesit e vendeve partnere gjeostrategjike për Shqipërinë për dështimet e tij.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>