Basha i konsideron kritikët e tij të sponsorizuar nga Rama

Nga Exit News
Basha i konsideron kritikët e tij të sponsorizuar nga Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftoi demokratët e Divjakës të refuzojnë dy nga manovrat e Ramës “për t’i dhënë oksigjen kufomës politike të mandatit të tretë”

E para është përçarja që po mundohet të ngjallë pasi përçarja e investuar për katër vite me radhë iu rrëzua me votë me 25 prill,” u shpreh Basha duke iu referuar katër kandidatëve në garë për kryetarin e ri të PD-së.

Ai shtoi se zgjedhjet treguan se nuk ka parti që kanë dalë nga PD-ja,  por “ka krijesa që ka sponsorizuar Edi Rama“, të cilat i quajti “bukëshkalë” që kanë shkelur mbi sakrificat e demokratëve.

Pasi barazoi kandidatët Harxhi, Shehaj e Kadilli me partitë e  Topallit, Patozit, Murrizit e Hajdarit, Basha sulmoi direkt kritikët e tij, duke thënë se i shërbejnë kundërshtarit.

Ata që na kritikojnë sepse vazhdojmë të tregojmë me gisht modelin e kriminalizimit të kundërshtarit tonë, të shkrirjes të pushtetit me partinë, ata që na konsiderojnë demode, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shërbimin më të drejtpërdrejt të kundërshtarit tonë,” deklaroi Basha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>