Basha i përgjigjet Ramës: Pas varfërimit të shqiptarëve, je ti

Nga Exit News
Basha i përgjigjet Ramës: Pas varfërimit të shqiptarëve, je ti

Kreu i PD-së Basha akuzoi kryeministrin Rama se po varfëron dhe largon nga vendi shqiptarët me abuzimet e tij.

një postim në Twitter, Basha iu përgjigj reagimeve të Ramës që e quajti Bashën ‘dhëndërr të inatosur’ që kërkon të bëhet kryeministër ‘me plehrat në gojë’.

Sipas kreut të opozitës, Rama është shkaktari kryesor i skamjes dhe largimit të shqiptarëve nga vendi:

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>