Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Ramës se opozita bën ‘politikë të mjerë’.
Në një postim në Twitter, Basha përsëriti deklaratat e tij se kur të vijë në pushtet do të ‘shërojë’ vendin nga qeverisja e Ramës:
“Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”