Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve të 2021, si opozitë e bashkuar.
“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai gjatë mbeldhejs me organet drejtuese të partisë.
Ai lajmëroi edhe nisjen e fushatës zgjedhore në shtator.
“Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”.
Basha përshëndeti procesin e propozimit të kandidatëve nga anëtarësia duke thënë se tashmë kanë “ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore”, që do të sjellin ndryshimin në vend.
“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. [..] Ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë”, përfundoi Basha.