Basha i tregon eurokomisionerit Varhelyi krimet zgjedhore të 25 prillit

Nga Exit News
Basha i tregon eurokomisionerit Varhelyi krimet zgjedhore të 25 prillit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka njohur Komisionerin e BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi me shkeljet e kryera nga qeveria dhe Partia Socialiste gjatë procesit zgjedhor.

Sipas njoftimti të PD-së për median, Basha në takimin e sotëm, 5 maj, me Varhelyi ka treguar për:

“Manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve si dhe përdorimin e legalizimeve për vota”.

Basha i ka treguar eurokomisionerit edhe për kandidimin e personave të afërt ose të fëmijëve të personave të prekur nga ligji i dekriminalizimit dhe pjesë e listës së personave të dëbuar nga SHBA-të. Ai gjithashtu ka njoftuar Varhelyi edhe për përdorimin e policisë në ruajtjen e personave që kanë blerë vota.

Ai ka falenderuar Varhelyi për ndihmën e dhënë në lufëtn kundër koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>