Basha kundër nismës së PS për hetim të raportit të Dick Martit: I shërben vetëm Serbisë

Nga Exit News
Basha kundër nismës së PS për hetim të raportit të Dick Martit: I shërben vetëm Serbisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundërshtoi nismën e shumicës socialiste për të rinisur një hetim mbi raportin e Dick Martit për luftën e UÇK-së dhe ‘shtëpinë e verdhë’.

I futar të enjten në emisionin real Story, Basha tha se kjo i shërben Serbisë dhe është një lojë që Rama po e luan për interes të Serbisë:

“Kjo është një tjetër çështje e mbyllur. Kujt i intereson? Ky është shërbim i pastër që i bëhet Beogradit. Kurrë, kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit.

T’i po kërkon që unë të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi. Ballës dhe Ramës duhet t’i thuash që të ndalë këtë lojë të Beogradit.

Akuzat janë hedhur poshtë. Kujt po i shërben ti? Me përpjekje për të ringjallur akuza?!”

Basha akuzoi Ramën se ai është i vetmi që përmend ‘shtëpinë e verdhë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>