Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit, në mbledhjen e sotme, 3 maj, me kryetarët e degëve të PD-së, në seli. Lajmi fillimisht u publikua në Ballkanweb dhe i konfirmuar nga Exit. Basha i ka kërkuar demokratëve të mbledhin fakte për verifikimin e vjedhjes së votës.
Kryetari i PD-së ka takuar sot shefen e minsionit të OSBE-së dhe ambasadorin Italian në vend.
PD ka ngritur një grup pune për shqyrtimine. amterialeve zgjedhore për identifikimin e vjedhjes së votës. Ivi Kaso deklaroi të hënën se pas grumbullimit të provave do të hartohet një raport, dhe do të kërkohet rinumërim për zonat problematike.