Basha nuk tërhiqet nga akuzat për numrin e viktimave me Covid-19, thirrje prokurorisë të hetojë

Nga Exit News
Basha nuk tërhiqet nga akuzat për numrin e viktimave me Covid-19, thirrje prokurorisë të hetojë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ritheskoi dhe një herë akuzat ndaj qeverisë për uljen e numrit të viktimave nga Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me ministrin e jashtëm, Luigi di Maio, Basha u shpreh se kemi të bëjmë më një krim të shumfishtë dhe se ai disponon të gjitha provat për akuzat e bëra.

Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.

Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë.Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë.”

Basha i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast duke theksuar se koha i jep mundësinë Ramës të manipulojë provat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>