
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi të premten se opozita e bashkuar do të vazhdojë reformën zgjedhore.
Në një deklaratë për median, Basha tha:
“Do t’i ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljen nga kriza duke u angazhuar plotësisht në përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore që do ti hapë rrugë zgjidhjeve të lira e të ndershme, dhe procesit të negociatave e futjes së shqipërisë në BE. “
Ai pranoi se ka lexuar platformën e presidentit Meta dhe se është dakord me të gjithë propozimet e tij.