
Kreu i PD-së Lulzim Basha konfirmoi gatishmërinë e opozitës për të miratuar sa më shpejtë Reformën Zgjedhore.
Duke falenderuar eurokomisionerin Varhelyi në Twitter, Basha shkruan:
“Bisedë shumë e mirë me Oliver Varhelyi. Falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet për të kontribuar në reformën zgjedhore. U nënvizua se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur atë dhe për të siguruar zgjedhje demokratike të lira nga blerja e votave dhe ndikimi i krimit të organizuar.”