
“Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin. Edi Rama nuk do ketë më mundësinë që të tallet me shqiptarët. Largimi i tij është i vulosur nga shqiptarët.”
Kështu deklaroi të premten, kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit të së premtes me gazetarët, kur u pyet nëse ndryshimet e Kodit Zgjedhor e dëmtojnë opozitës.
Basha tha se me 25 prill shqiptarët do të çlirohen nga makthi i Ramës.
“Se si qysh tek është në dorën tonë dhe ato që duan ndryshim, por që është i pashmangshëm, e vetmja gjë që ka në dorë është që te lejojë që ndryshimi të bëhet me votë,” u shpreh Basha.