Basha premton dënimin e Ramës kur të vijë në pushtet

Nga Exit News
Basha premton dënimin e Ramës kur të vijë në pushtet

“Unë zotohem t’i jap fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Ndaj Rama do të japë llogari para drejtësisë. Dhe unë do bëj çdo gjë që kam në dorë që drejtësia të bëj drejtësi.”

Kështu u shpreh Lulzim Basha, në konferencën për shtyp të së enjtes.

Ai tha se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në nuk do të bëhet sepse Rama po “bllokon çeljen zyrtare të negociatave për shkak të makthit që e ka kapluar, e pret humbja më e thellë”.

Ai i bëri thirrje qytetarëve ta largojnë më 25 prill:

“Një njeri që sakrifikon shëndetin e shqiptarëve po saktifikon të ardhmen evropiane. Duhet ta largojmë më 25 prill, njeriut që shkel mbi lotët e nëna të naftëtarëve, dhe shkel mbi të ardhmen tonë evropiane.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>