Basha: Presidenca e Gjermanisë në BE lajm i mirë, të vazhdojmë me reformat

Nga Exit News
Basha: Presidenca e Gjermanisë në BE lajm i mirë, të vazhdojmë me reformat

Kreu i PD-së Lulzim Basha përshëndeti të enjten marrjen e presidencës së BE-së nga Gjermania.

Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se ky është një lajm i mirë për shqipërinë, e cila duhet të vazhdojë me plotësimin e reformave dhe kushteve të vëna nga BE-ja:

“Nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqiperia është pikërisht aty.

Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, Lufta kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve, Ligji i Medias që cënon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane.”

Basha tha se vendi nuk ka pasur kurrë kaq shumë kushte pasi kurrë nuk ka qenë në një ‘krizë kaq të thellë e të gjithanshme.’

Ai i bëri thirrje lidrëve politikë që të mos lënë etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri. Të prevalojë mbi interesin e qytetarëve që kërkojnë integrimin në BE.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>