Basha: Qeveria, e vetmja në Ballkan që nuk ka parashikuar një paketë të tretë ekonomike

Nga Exit News
Basha: Qeveria, e vetmja në Ballkan që nuk ka parashikuar një paketë të tretë ekonomike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria shqiptare është e vetmja në Ballkan që nuk ka parashikuar një paketë të tretë ekonomike për biznesit.

Gjatë një takimi me bizneset në Shkodër, Basha u shpreh i zhgënjyer që Këshilli Bashkiak ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakës Voltana Ademi për të hequr detyrimet lokale ndaj biznesit.

“Është e vetmja qeveri në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë. Sot në Shkodër unë e di ë jeni të braktisur. Numri për fat të keq që fshihet nga Rama është edhe më i lartë. Përveç propagandës dhe sulmeve ndaj atyre që tregojnë të vërtetë janë e vetmja përgjigje.

Bëra thirrje që të kaloheshin ndasitë politike. Jam i zhgënjyer për ata që janë ulur në karriget e Këshillit Bashkiak. Mund të bashkoheshin me kryetaren për të hequr detyrimet lokale.”

Ai tha se të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi në këtë situatë, qytetarët duke respektuar rregullat dhe qeveria duke marrë masa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>