![WhatsApp Image at Basha: Rama gjobit qytetarët për të paguar inceneratorët](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-16-at-12.15.38.jpeg)
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar të premten me akuzat ndaj qeverisë Rama për abuzimet me buxhetin e shtetit për përfitim të inceneratorë.
Duke biseduar me gazetarët, Basha tha se qeveria po gjobit qytetarët se duhet të paguajë faturat e majme dhe abuzive të inceneratorëve.
Ai theksoi se në një moment të vështirë për vendin, e vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër merr masa kundër pandemisë është të gjobisë qytetarët, gjoba për bizneset, për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba:
“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët.”