Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bënë thirrje Ramës të ndalojë pagesën për klientët e tij dhe të sulmojë opozitën por të marrë masa për ndalimin e përhapjen e Covid-19.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet”, tha Basha në një postim në Twitter, të premten, pasdite.
Basha u shpreh se Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Rama, sipas Bashës, “pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve”.
“Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, shtoi Basha.