Basha: Rama, kreu i mafies në vend, në 25 prill nis ndryshimi

Nga Exit News
Basha: Rama, kreu i mafies në vend, në 25 prill nis ndryshimi

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi, të hënën, kryeministrin Rama se është kreu i kupolës së krimit e mafias, dhe se ministrat e kryebashkiakët e tij, janë thjesht ‘marioneta’ të Ramës.

Në një mezash në Facebook, Basha publikoi një video përmes së cilës akuzoi Ramën se ka emërua persona të lidhur me krimin si ish-ministrat Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, e kryebashkiakët Erion Veliaj e Vangjush Dako.

Basha theksoi se ‘Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.’

Ai premtoi se në 25 prill, me ardhjen e opozitës në pushtet, do të nisë ndryshimi:

“Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>