Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama për aferën e inceneratorëve të mbetjeve.
Në një postim në Twitter Basha akuzoi Ramën se kur ishte kryebashkiak i Tiranës e mbushi vendin me plehra dhe tani po e mbush me inceneratorë që vjedhin paratë e qytetarëve:
“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”